Kujtim dhe Murat Dehari janë dy nga përsonat që ndërruan jetë në aksidentin e rrugës së Arbrit këtë të mërkurë.
Personi i tretë që ndërroi jetë është një grua e cila gjithashtu dyshohet se është e të njëjtës familje.
Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka qenë duke u futur në rrugë dhe një tjetër ka ardhur nga Maqellara duke i goditur në mes.
Burime thonë se në mjetin tip benz 240 udhëtonte një familje e cila kishte qenë për një vizitë në Gjoricë.
