Tre persona u plagosën mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrotullimit të Grabianit, ku një automjet tip “Opel” u përplas me trafikndarësen, e më pas doli nga rruga.
Si pasojë e goditjes së fortë mjeti u përmbys, ndërsa u plagosën shoferja dhe dy pasagjerët, të cilët u dërguan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Shkak për aksidentin, dyshohet se u bë një manovër e gabuar e drejtueses, gjatë tentativës së parakalimit.
Edhe në Vlorë, një person që po lëvizte me motor u plagos rëndë, pasi u përplas nga një makinë tip “Benz”.