Tre adoleshentët e aksidentuar mbrëmjen e së martës në Sarandë janë nisur për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. Ndërkohë që  14-vjeçari, Arjol Dervishaj, është transportuar mëngjesin e kësaj të mërkure me helikopter drejt spitalit të Traumës, për shkak edhe të gjendjes më të rënduar shëndetësore.

 

Tre të miturit u aksidentuan në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Automjeti tip “Benz” ishte në pronësi të babait të një prej të miturve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re