Një aksident u regjistrua paraditen e kësaj të mërkurë në zonën e Saukut në Tiranë, ku një autobus i linjës së Petrelës u përplas nga një automjet tip “Audi”.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raportoi se sipas verifikimeve paraprake nga ekspertë të Policisë Rrugore, ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i automjetit.

Spitali Universitar i Traumës informon se nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Sauk, kanë marrë trajtim mjekësor 10 pacient të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë në spital ndodhet vetëm pacienti I.A. jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin.

Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re