Dy nga te plagosurit e aksidentit tragjik ne Shkodër ku humben jeten babai dhe dy fëmijët, vijojnë te jene ne gjendje kritike. Ervisa Preka 36 vjeç e vajza tjetër 10 vjeçare po mbahen nen vëzhgimin e mjekeve. Burime spitalore konfirmojnë se prej mëngjesit te se hënës, vajza ka kaluar ne gjendje kome
 
Edomond Preka, vajza 5 vjeçe dhe djali nëntë muajsh nuk mundëm t’i shpëtojnë plagëve te marra nga përplasja fatale qe ndodhi ne aksin Velipoje- Shkodër pranë zonës se plazhit.
 
Në spital ndodhen edhe dy persona, të cilët po udhëtonin në makinën tjetër, me të cilën u përplas mjeti i familjes Preka. Sokol Mullaj dhe Ndrek Gjergji janë jashtë rrezikut për jetën.
 
 
Shkak per aksidentin e rende u be shpejtësia e madhe e mjeteve, çka solli edhe përplasjen mes tyre. Por burimet e policisë konfirmojnë se ka ndikuar edhe mungesa e ndriçimit ne rruge. Kështu qe ne hetim është përfshire edhe mungesa e sigurisë se plotë ne ketë segmente per te udhëtuar ne kushtet e errësirës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re