Një aksident i frikshëm është shënuar pasditen e kësaj të diele në afërsi të Shkodrës, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit të dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesja e mjetit ka mbetur e bllokuar në makinë për disa minuta. Me shumë vështirësi ajo është nxjerrë jashte nga shërbimet zjarrfike dhe është dërguar në spital.
Së bashku me të kanë qenë dhe dy 21-vjeçare të cilat ndonse janë nxjerrë menjëherë nga mjeti kanë marrë plagë të lehta.
Fatmirësisht të treja vajzat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.