Shpejtësia tej normave të lejuara si edhe lagështia në rrugë dyshohet të jenë shkaqet e aksidentit që i mori jetë të riut në Tiranë, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se viktimë e aksidentit, ka mbetur 35 vjecari Visar Meshi, ndërsa ndodhen të plagosur në spital Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.

Burime zyrtarë të policisë thanë se të rinjtë udhëtonin në makinën tip “BMW X5”, e cila dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re