Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku një automjet tip BMW x5 përplasi nga mbrapa një grua e cila po kryente blerje në një market.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është një 16-vjeçar, i cili ka marrë pa leje automjetin e prindërve të tij dhe është përplasur me një vitrinën e dyqanit teksa po voziste në qytet.

Sipas uniformae blu shtetasja e plagosur me inicialet E. A., 37 vjeçe, është transportuar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes në pyetje drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re