Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Sarandës ku është përfshirë një automjet i pastrimit.

Mësohet se mjeti është përmbysur në rrugë dhe ka mbetur e plagosur një punonjëse. Mjeti ka dëmtuar edhe sinjalistikën rrugore.

Sarande Aksidenti (2)
Sarande Aksidenti (2)

Sipas dëshmitarëve shoferi kishte zbritur nga mjeti por një nga punonjëset e firmës ka hequr frenat e dorës, çka ka bërë që makina të lëviz dhe të bjerë në pjesën e majtë të rrugës hyrëse.
Punonjësja e plagosur është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re