Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu, në datën 11 prill. Raportohet se Reldi Guga 23 vjeç, ka qenë duke ecur me biçikletë pranë Uzinës Dinamo, në momentin që një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut e ka përplasur.

Pedagogu Erion Kristo shkruan në Facebook se ai ishte student i tij dhe për vdekjen e të riut nuk ka pasur asnjë reagim nga policia.

Kristo ka publikuar edhe një video ku Reldi thotë: “Në Shqipëri nuk zbatohen ligjet”.

“Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!” shkruan Kristo në Facebook.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re