Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Një makine tip “Opel”, e cila drejtohej nga nje femër, ka përplasur një motociklete.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Gjyqi i vjeter” në Vlorë.

Policia ka mbërritur në vendgjarje teksa nga informacionet e para ka bërë të mundur dhe shoqerimin e drejtueses se automjetit në komisariatin e Vlorës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re