Gazetari Eduart Halili, i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për aksidentin e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme te Rruga e Kavajës ku shtetasi Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike kaloi semaforin me të kuqe dhe për pasojë përplasi çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.
39-vjeçari ka kryer 3 vepra penale por ja çfarë parashikon ligji:
“Deri në këto momente nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të dy prindërve që janë plagosur së bashku me foshnjën. Së dyti sa i përket Ajas Sulejmani me një njoftim zyrtar policia bëri me dije se ky shofer është ndëshkuar 8 herë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Monitorimi i policisë ka dështuar dhe duhen të tjera masa të shtuara të policisë në mënyrë që mos ndodhin të tilla situata në mes të Tiranës që një shofer pa patentë lëviz me mjete luksoze dhe për më tepër nën efektin e lëndëve narkotike.
“Aksidenti tek rruga e Kavajës ka shkaktuar 3 shkelje, kemi veprën penale largimi nga vendi i ngjarjes që dënohesh me gjobë ose me burg deri në 1 vite. Së dyti është drejtimi i automjetit nën efektin e lëndëve narkotike që parashikohet një dënim deri në 3 vite burg por dënimi mund të zëvendësohet duke paguar lekë. Vepra tjetër penale më e rëndë është “plagosja e rëndë” ligji parashikon nga 1 vit deri në 5 vite burg. Në momentin kur kemi vdekjen e personit ligji parashikon dënim nga 2-10 vite burg”, tha Halili.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb