Gazetari Eduart Halili, i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për aksidentin e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme te Rruga e Kavajës ku shtetasi Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike kaloi semaforin me të kuqe dhe për pasojë përplasi çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.

Gazetari tha se nga konsultimi me avokate dhe juristë, 39-vjeçari dyshohet paraprakisht se ka kryer 3 vepra penale që janë “largimi nga vendi i aksidentit” për të cilën parashikohet gjobë ose burg deri ne 1 vit”; “drejtimi i automjetit nën efektim e lëndëve narkotike” për të cilën parashikohet burg nga 10 ditë deri në 3 vite; dhe “plagosja rëndë e disa personave”, për të cilën parashikohet burg nga 5 deri ne 20 vite.

Autori i aksidentit te rruga e Kavajës dyshohet te kete kryer 3 shkelje, kemi veprën penale largimi nga vendi i ngjarjes që dënohesh me gjobë ose me burg deri në 1 vite. Së dyti është drejtimi i automjetit nën efektin e lëndëve narkotike që parashikohet një dënim deri në 3 vite burg. Vepra tjetër penale më e rëndë është “plagosja rëndë e disa personave” ligji parashikon nga 5 vit deri në 20 vite burg, tha Halili.

Jo vetëm për rastin në fjalë, por dhe në raste të tjera aksidentesh me pasoja te rënda, gazetari ngriti shqetësimin për pergjegësit të cilët ne shume raste janë me influence apo lidhje me personat me influencë, dhe përfitojnë për t’i shpëtuar dënimeve maksimale.

“Shumica e personave që lëvizin me automjete të shtrenjta janë kryesisht persona me influence apo me lidhje me pushtetin dhe gjithmonë gjejnë mënyrën për t’i shpëtuar dënimit maksimal dhe kryesisht ato përfundojnë me dënime minimale”, perfundoi gazetari.

Vilma dhe Arjan Konomi u përplasen nga një mjet G-Class mesditën e së dielës. Automjeti luksoz drejtohej nga Ajas Sulejmani, i cili kaloi semaforim me të kuqe dhe pas aksidentit u largua. Pas disa orësh ai u kap nga efektivet e Komisariatit numer 2. Foshnja fatmirësisht është jashtë rrezikut, ndërkohë sipas burimeve gjendja paraqitet më e rende per prinderit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re