Detaje të reja mbi operacionin për gjetjen e helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi, ministrin e Jashtëm të vendit Hossein Amirabdollahian dhe 6 persona të tjerë

Helikopteri u rrëzua pasditen e së dielës (19 Maj) në rajonin Varzagan të provincës veriperëndimore të Azerbajxhanit Lindor, por operacioni për lokalizimin e tij të vonuar nga moti i keq dhe mjegulla e dendur.

Sipas kreut të operacionit në provincën e Azerbajxhanit Lindor, ka qenë një dron iranian që ka lokalizuar skenën e tragjedisë. Helikopteri u gjet rreth 13 orë pasi u raportua se ishte përfshirë në një aksident ajror.

Duke folur për agjencinë Tasnim, Sardar Asghar Abascolizanteh shpjegoi se “morëm ndihmë nga dronët turq, ku njërin prej tyre që zbuloi një pikë të zezë, por kur forcat tona arritën atje zbuluam se nuk ishte një helikopter. Më pas dronët iranianë që kryenin gjithashtu kërkime ajrore më në fund identifikuan helikopterin, fotografuan dhe i dërguan në qendrën e operacioneve për të shkuar në vendngjarje dhe marrë trupat e pajetë”.

Përveç presidentit Raisi dhe ministrit Amirabdollahian, në bordin e helikopterit ishin guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, imami i faljes së xhumasë në Tabriz, Mohammad Ali Alekhashem dhe kreu i truprojës së presidentit iranian.

Të vdekur janë gjithashtu piloti Seyed Taher Mostafavi, bashkë-piloti i tij Shahid Mohsen Darianous dhe inxhinieri Berouz Aldi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re