Një altar i improvizuar, me një foto dhe disa qirinj të ndezur.

Rreth e rrotull heshtje. Kështu i dhanë lamtumirën Erion Balit miqtë e komunitetit shqiptar të mbledhur në lokalin që kishte Bali, bar taverna la Grigliata, në via Francesco Soldi.

Bali humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm. Ai po kthehej në shtëpi pasi kishte mbaruar punë në restorantin e tij.

38-vjeçari humbi kontrollin e makinës, në rrethrrotullimin e San Felice dhe përfundoi duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.

Ekipet e emergjencës nuk mund të bënin asgjë.

Erioni, i cili kishte një grua dhe ishte baba i tre fëmijëve, më i vogli prej të cilëve ishte vetëm disa muajsh, kishte hapur biznesin së bashku me një partner.

Një fillim i ri për të cilin ishte shumë krenar. Një person që të gjithë e kujtojnë si një punëtor të madh, entuziast për këtë aventurë të re profesionale.

Ai kishte jetuar në Kremones për më shumë se 20 vjet dhe ishte integruar në mënyrë të përkryer në zonë.

“Kam folur për herë të fundit mëngjesin e 1 janarit, në telefon, për të shkëmbyer urime të ndërsjella për Vitin e Ri”, thotë vëllai Ervisi.

“Ne ishim shumë të afërt, ashtu si të gjithë ne në komunitetin shqiptar. Erioni ishte vëlla me të gjithë”.

Varrimi do të bëhet të enjten në orën 11:00 në varrezat e Kremones. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re