Mësohet gjendja shëndetësore e tre të rinjëve, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori, të cilët po udhëtonin në mjetin tip Audi, që shkaktoi aksidentin tragjik ditën e sotme në Levan Fier.

Në një prononcim për Faxneës mjeku bën me dije se dy nga pacientët kanë pësuar dëmtime më të rënda, ku njëri ka dëmtuar vertebrën cervikale, ndërsa tjetri ka pësuar shembje në të gjithë trupin.

Personi i tretë sipas mjekut nuk ka pësuar asnjë lëndim fizik përveç disa gërvishjeve në fytyrë.

“Ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në spital. Këtu në repartin tonë nuk kanë ardhur.

Ne në momentin e parë i kemi bërë veprimet tona, kemi skaner, një nga pacientët ka dëmtime të vertebrës cervikale me lupsacion, ka dëmtime modulare, pacienti tjetër ka shembje në të gjithë trupin, ndërsa personi i tretë është vetëm me gërvishje në fytyrë dhe në pjesën e trungut.

Dy pacientët e parë ne do t’i dërgojmë për shërbim më të specializuar në tiranë, sidomos pacienti me probleme të vertebrës cervikale. Pacienti i tretë ka marrë trajtimin ambulator dhe tashmë është i lirë nga ana mjekësore.

Pacientët janë koshient dhe kanë shfaqur shenja paniku, shqetësime që janë post-traumatike”, tha mjeku

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re