
Ish-futbollisti grek Marios Economou ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.
Ish-mbrojtësi nuk u mbijetoi dëmtimeve të rënda në tru, të cilat i pësoi gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur nëntë ditë më parë.
Gjatë karrierës së tij, ai u aktivizua me skuadra të njohura si AEK, Bologna, Copenhagen, Sampdoria dhe Panathinaikos.



