Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip BMË që u përfshirë mbrëmjen e djeshme në aksidentin e ndodhur në Tepelenë, ku katër persona humbën jetën dhe dy mbetën të lënduar.

46-vjeçari dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”’, njofton policia.

Kujtojmë se viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbetën shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

Sipas raportimeve nga policia, mësohet se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Riza Rapaj, 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me  automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Lavdosh Bega, 62 vjeç, banues në Memaliaj, me të cilin udhëtonin edhe dy pasagjerë, bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.

Të katër këta persona ndërruan jetë.

Sakaq, sipas bluve, shtetasi me iniciale E. P., i cili po ashtu u përfshi në aksident, dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij, u dëmtuan lehtë.

LEXO EDHE: EMRAT/ Aksidenti tragjik në Tepelenë, zbardhet identiteti i katër personave që humbën jetën dhe dy të plagosurve

LEXO EDHE: FOTO/ Makinat e bëra “copë” pas përplasjes, pamje nga aksidenti me katër viktima dhe disa të plagosur në Tepelenë

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me  automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj. 

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe. 

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. 

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. 

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re