Policia ka konfirmuar se në aksidentin tragjik të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë kanë ndërruar jetë katër persona të të njëjtës familje, mes tyre dy fëmijë të mitur.

Ndërkohë blutë e Vlorës kanë bërë edhe identifikimin e viktimave dhe tre personave të plagosur.

Njoftimi nga policia e Vlorës

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re