Skip to content

Aksidenti tragjik me dy të vdekur në rrugën Tepelenë-Gjirokastër, arrestohet shoferi që drejtonte mjetin ushtarak

Shoferi 54-vjeçar që drejtonte mjetin ushtarak që u përfshi në aksidentin tragjik ditën e djeshme në rrugën Tepelenë-Gjirokastër, ku mbetën të vrarë dy persona, ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B.Gj, banues në Tiranë.

54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Si ndodhi aksidenti

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 14:00 në aksin kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, pranë Liqenit të Viroit.

Dy automjete, njëri prej të cilëve ishte i ushtrisë me targa të FA, u përplasë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Njëri prej viktimave u identifikua si Pano Kalanderi (drejtues i mjetit), ndërsa identiteti i viktimës së dytë është Shefki Salaria (pasagjer).

Mjeti i ushtrisë ishte duke transportuar materiale të arkivit të Gjirokastrës, në momentin që u aksidentua.

 

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi i ka marrë një shumë parash një 34-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“”