Aksidenti tragjik me një viktimë dhe 4 të plagosur, me shpejtësi ‘skëterrë’, ja momenti kur përplasen 2 Benz-at brenda në tunelin e Kalimashit (VIDEO)

benz.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Fax News ka siguruar një video që tregon aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit, ku u përplasen dy mjete tip Benz.

Nga ky aksident ka humbur jetën shtetasja Ediona Sala, nga Shkopeti, pasagjere në një nga mjetet. Të lënduar kanë mbetur Sander Beka, Mariglen Gjoka, Gjin Malsi dhe Mihrije Zeneli nga Kosova.

Nga videoja e siguruar nga Fax News, shihet si një nga mjetet vjen nga pas me shpejtësi ‘skëterrë’ dhe përplaset me mjetin tjetër para tij që tenton të hapë krahun, duke u pozicionuar në korsinë e ngadalësimit.

Tuneli i Kalimashit u pergjak mbremjen e sotme, sipas pamjeve, nga shpejtesia e madhe e mjeteve qe levizin ne te, gje e cila ve ne pah rendesine e respektimit te rregullave rugore qe te shmangen raste te tilla.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë