Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Zhur të Prizrenit, dhe si pasojë humbën jetën babai dhe dy djemtë e një familjeje. Ata do të përcillen sot për në banesën e fundit, ndërsa kryesia e Bashkisë e Lokali Zhur ka vendosur që sot ta shpallë ditë zie.

Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur’’, thuhet në njoftim e tyre.

Viktimat mësohet se ishin duke udhëtuar me një mjet tip Golf në momentin kur u përplasën me një kamion që pastronte borën përgjatë kësaj rruge, dhe për pasojë ata mbetën të vdekur në vend.

Përplasja mes mjeteve ka qenë shumë e fortë, ndërsa terreni ka qenë tej mase i rrëshqitshëm. Pas kësaj ngjarje të rëndë policia e Kosovës ka shtuar masat dhe kontrollet përgjatë të gjithë autostradave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re