Skip to content

Aksidenti tragjik në Durrës i mori jetën Elonës, vajzës së talentuar që pikturonte shenjues librash

Një aksident tragjik që ndodhi të shtunën në Hamallaj, ishte fatal për Elonën, vajzën e talentuar në pikturë që bënte dhurata të personalizuara.

Ajo kishte shumë ëndrra dhe dëshira për të ardhmen që befas, një goditje e pabesë, ia preu në mes duke lënë shumë trishtim tek ata që e njohën.

“Ka qënë një rrugëtim i bukur të cilin gjithsesi e konsideroja më shumë një hobi. Preferoja disa lëndë të tjera në shkollë dhe kështu, më e rritur vendosa të merrja një tjetër drejtim, zgjodha një profesion larg pikturës.

Ndoqa kualifikime jashtë vendit dhe përgjatë gjithë atyre viteve pikturën e kisha lënë tërësisht në hije. Derisa një ditë, erdhi “art by elona” dhe atëherë kuptova që ky pasion të ndjek gjithë jetës. Unë e kisha harruar pikturën por ajo nuk më kishte harruar mua!”, thoshte ajo në një intervistë të dhënë kohë më parë në Living.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e të shtunës në Hamallaj, ku mjeti në të cilin ajo udhëtonte si pasagjere, u godit nga pas nga një benz, duke bërë që 33 vjeccarja të ndërronte jetë në vend.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta artistja shqiptare në moshën 33 vjeçare, reagon e tronditur moderatorja: E tmerrshme! Para një muaji e kisha në emision (EMRI)

/faxweb