Babai i Denisa Dibrës, njërës prej vajzave të plagosura mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Elbasan, rrëfen ngjarjen tragjike.

Edmond Dibra tregon se katër vajzat e reja kanë qenë duke festuar ditëlindjen 19-vjetorin e Lusinda Garunjës, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga aksidenti.

I ati shprehet se e kishte telefonuar të bijën dhe kjo e fundit i kishte thënë se po kënaqeshin në ditëlindje dhe se do të niseshin për Shkodër në orën 6.

“Gjendja e dy vajzave paraqitet stabël. Vajzat kanë qenë duke festuar ditelindjen e Lusinda Garunjes, 19 vjetorin e saj. Fatkeqësisht u kthye ne ditë morti. Isha në një lokal në Shkodër. U bëra merak se vajza nuk më kishtë marrë në telefon. Kërkoj dënim ndaj atij krimineli që aksidentoi vajzat. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut.

Kur fola me vajzën më tha se po kënaqemi dhe në orën 6 do vijmë për në Shkodër. U bëra merak që vajti ora 8 dhe ajo nuk më kishte telefonuar. E mora në telefon dhe m’u përgjigj nje djalë nga Elbasani. Atë e falenderoj që i dha ndihmën e shpejtë në kohë. Të 4 vajzat ishin si të miat, pasi Denisa është rritur me to”, shprehet i ati i 26-vjeçares.(news24)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re