GREQI- Mediat greke kanë publikuar foto të aksidenti tragjik në Edessa ku humbën jetën pesë shqiptarë.

Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët u përplas me një kamion, ndërsa drejtusi i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në foto shihen ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

Mediat greke nuk japin detaje mbi identitetin e viktimave, por disa prej tyre raportojnë se janë të rinj.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave./ n.m.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re