Një gabim teknologjik ishte shkaku i aksidentit fatal që la pas të paktën 275 viktima dhe plagosi mijëra të tjerë në shtetin Odisha të Indisë.

 

Ministri i hekurudhave tha se nga hetimet paraprake u zbulua se një sinjal i gabuar iu dha trenit që shkaktoi aksidentin për të hyrë në linjën kryesore të binarëve ku u përplas me dy trena të tjerë, një mallrash e një pasagjerësh.

 

Ministri paralajmëroi se kushdo që e ka dhënë këtë komandë do të ndëshkohet për gabimin e tij.

 

Aksidenti hekurudhor i së premtës është konsideruar një nga përplasjet më vdekjeprurëse të vendit në dekada.

 

Numri i viktimave, u vlerësua fillimisht në 288, por u rishikua të dielën pasi disa trupa ishin numëruar dy herë.

 

Aksidenti ndodh në një kohë kur kryeministri Modi po fokusohet në modernizimin e rrjetit hekurudhor të Indisë, i cili është bërë vendi më i populluar në botë me 1.42 miliardë banorë.

 

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë hekurudhore, disa qindra aksidente ndodhn cdo vit në hekurudhat e Indisë  të cilat janë rrjeti më i madh i trenave në botë nën një menaxhim të vetëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re