Skip to content

Aksidenti tragjik në Kroaci, Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për dhjetë viktimat

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje, në nisje të seancës së sotme plenare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.

Në aksidentin tragjik të 25 korrikut fatkeqësisht humbën jetën dhjetë emigrantë, teksa ktheheshin në Kosovë nga Frankfurti.

Ndërkohë, nga përmbysja e autobusit mbetën me dhjetëra të plagosur, një pjesë e të cilëve vijojnë të marrin mjekim në spitalin kroat.