Mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në Kroaci janë nisur drejt spitalit të Slavonski Brod, atje ku janë shtruar pasagjerët që u lënduan gjatë aksidentit tragjik me 10 viktima.

Njëri prej mërgimtarëve që është nisur për ndihmë, ka folur për median e Kosovës (T7). Ai ka treguar se jeton në Zagreb (Kroaci) dhe është nisur së bashku me të vëllanë drejt spitalit ku ndodhen të lënduarit, për t’i dhënë ndihmë bashkëatdhetarve.

“Jemi prej komunës së Suharekës, por jetojmë në Zagreb. Pas marrjes së lajmit, jemi nis me vëllain për t’iu ofruar bashkëatdhetarëve tanë ndihmë. Jemi në kontakt me shumë bashkëatdhetarë, që janë ka vijnë të spitali për të ndihmuar”, ka thënë Vilson Tunaj, duke shtuar se ndihma është më e pakta që mund të bëjnë.

Aksidenti tragjik në Kroaci, zv.prokurori zbulon çfarë deklaroi shoferi i autobusit në polici

Ambasadori i Kosovës në Kroaci: Ishin 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Ministria e Jashtme e Kosovës jep këto të dhëna për aksidentin tragjik në Kroaci

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re