Skip to content

Aksidenti tragjik në Kroaci, zv.prokurori zbulon çfarë deklaroi shoferi i autobusit në polici

 

 

Zëvendësprokurori komunal i shtetit në Kroaci Slavko Pranjiç, ka deklaruar para medias kroate se shoferi i autubusit që u aksidentua këtë të dielë, ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment, gjatë drejtimit të automjetit.

Kështu përcjell portali kroat Dnevnik.hr., në lidhje me prononcimin e bërë nga Slavko Pranjic.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani,” tha Pranjiç, përcjell media kroate Dnevnik.hr.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por kjo mbetet për t’u vërtetuar më vonë” shtoi Pranjiç.

Aksidenti ndodhi këtë të dielë në mëngjes. Për pasojë, sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme e Kosovës, 10 persona kanë ndërruar jetë. 9 janë pasagjerë dhe një ishte shofer (autobusi drejtohej me radhë mes dy shoferëve). 44 janë personat e lënduar, ndërsa 15 prej tyre kanë marrë lëndime më serioze.

Ministria e Jashtme e Kosovës jep këto të dhëna për aksidentin tragjik në Kroaci

Sipas ambasadorit të Kosovës në Kroaci, në bordin e autobusit ishin 13 fëmijë. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ndodhej në mesin e viktimave

Ambasadori i Kosovës në Kroaci: Ishin 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Më poshtë gjeni detajet e përcjella nga mediat kroate për aksidentin.

Si ndodhi aksidenti me 10 viktima në Kroaci! Në autobusin me targa të Kosovës kishte dhe fëmijë