
Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë.
Burime bëjnë me dije se kanë humbur jetën në aksident punonjësi i FNSH, Sokrat Lelaj 54 vjeç, dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj, 78 vjeç. Më vonë në spital humbi jetën dhe Fatbardha Lelaj, bashkëshortja e efektivit të Policisë.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, sipas policisë jashtë rrezikut për jetën.
Tre personat e plagosur janë anëtarë të së njëjtës familje, Gerti Skënderaj, Gladiola Meraj dhe vajza e tyre e mitur. (Lexo lajmin, shih pamjet)
Sa i përket shkaqeve të aksidentit të rëndë, dyshohet se ai ndodhi si pasojë e një parakalimi të gabuar dhe lagështisë në rrugë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



