Katër ditë më parë një 23-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në aksin Vlorë-Fier. Anxhela Çapo ishte duke udhëtuar në makinën e shoqes së saj Silvi Muho kur si pasojë e shpejtësisë u aksidentuan.

Në momentin e ngjarjes, automjeti është rrotulluar disa herë dhe për pasojë Çapo doli nga makina. 23-vjeçarja vdiq në vend, ndërsa shoqja e saj në masë arresti për shkelje të rregullave të qarkullimit përfundoi në spital nga plagët e marra.

Gjykata sot vendosi që ta linte në masën arrest shtëpie Silvi Muhon 22-vjeçe. Masa iu komunikua në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re