Të paktën tete persona kane humbur jeten dhe mbi 20 të plagosur është bilanci I aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Maqedoninë e Veriut.

 

Viktimat e aksidentit janë shënuar si pasojë e plagëve të marra nga përmbysja e autobusit me të cilin udhëtonin. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se më shumë se 20 persona janë plagosur. Policia dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit si pasojë e aksidentit të rëndë janë dërguar në spitalin e shkupit.

 

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se disa prej të plagosurve kanë ngecur brenda automjetit dhe po nxirren jashtë nga ekipet e emergjencës.

 

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re