Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, ku u përplasën tre automjete.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Derven, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Burime bëjnë me dije se viktima është i riu Dejvi Allamani. Ai ishte drejtues i një prej mjeteve të përfshira në aksident, dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve që sharruan makinën, në mënyrë që të bëhej e mundur nxjerrja e trupit të tij.

Përplasja mes mjeteve ishte shumë e fortë, ndërkohë që edhe gjendja e të plagosurve mbetet e rëndë.

Lexo lajmin dhe pamjet nga aksidenti:

VIDEO/ Prej më shumë se 1 ore i bllokuar, u desh që makina të “ndahej në dysh” për të nxjerrë shoferin e plagosur në Fushë Krujë (EMRI)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re