Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në aksin Milot-Rrëshen, ku një familje ka humbur dy nga anëtarët e saj.

Fillimisht jetën e humbi vogëlushi 3-vjeçar dhe pak më vonë raportohet se ka humbur jetën dhe babai i 3-vjeçarit. Ai eshte Shkurt Prenga nga fshati Rrile i Lezhes.

Në aksident u përfshinë një makinë tip Benz dhe një makinë tip Opel. Në këtë të fundit udhëtonin dy viktimat dhe gruaja e shoferit.

Nga ana tjetër, makina tip Benz është përfshirë nga flakët pas aksidentit. Shoferi i Benz-it është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi shtese i policisë:

Milot

Në vijim të informacionit paraprak ju bëjmë me dije se automjeti tip “Opel” ku humbi jetën i mituri 3-vjecar, drejtohej nga shtetasi Sh.P.,33 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë i cili ka ndërruar jetë, si dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë bashkëshortja e tij shtetasja F.P., 26 vjeç.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit tip “Benz ” shtetasi A.M., është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjëndje të rëndë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re