Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në aksin Milot-Rrëshen, ku një familje ka humbur dy nga anëtarët e saj.
Fillimisht jetën e humbi vogëlushi 3-vjeçar dhe pak më vonë raportohet se ka humbur jetën dhe babai i 3-vjeçarit. Ai eshte Shkurt Prenga nga fshati Rrile i Lezhes.
Në aksident u përfshinë një makinë tip Benz dhe një makinë tip Opel. Në këtë të fundit udhëtonin dy viktimat dhe gruaja e shoferit.
Nga ana tjetër, makina tip Benz është përfshirë nga flakët pas aksidentit. Shoferi i Benz-it është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Milot/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .
Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb