Një aksident me vdekje ndodhi pas mesnate në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku ka humbur jetën një 32-vjeçar. Burime bëjnë me dije se i riu është identifikuar si Delor Latifllari, të cilin e shihni dhe në fotot e mëposhtme, i cili ishte duke u kthyer në banesën e tij pas pune.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Enea Yzellari, 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili dyshohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit.

“Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton zyrtarisht Policia e Pogradecit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re