Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Rubikut, ku kanë ndërruar jetën 4 persona.

Një automjet tip “Citroen” është përplasur me një kamion dhe për pasojë kanë ndërruar anëtarët e një familje, të cilët po udhëtonin nga Kosova.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë 5 vjeçar. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes tragjike, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re