Një aksident i rëndë me pasoja fatale ndodhi paraditen e sotme në fshatin Mengel të Elbasanit. Fillimisht u raportua se një shtetas që po ngiste një motor u përplas me automjetin e policisë, duke mbetur i plagosur rëndë.

Ai menjëherë u dërgua për mjek. Pas disa orësh nga raportimi i këtij lajmi bëhet i ditur se personi i aksidentuar dhe që i jepte motorit ka ndërruar jetë në spital.

“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndëroi jetë në Spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Drejtuesi i motorit ka qenë i papajisur me kokore, dhe ka kryer një manover për t’u kthyer. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është plagosur rëndë, dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur ti mbijetoje plagëve të marra.

Edhe pse i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale disa orëshe, ai nuk mundi ti mbijetoje aksidentit.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re