Presidenti i Republikës Bajram Begaj u interesua për shëndetin e efektives së Policisë Shtetit, Arta Shurbie cila u aksidentua ndërsa i vinte në ndihmë disa qytetarëve të përfshirë në një aksident.

 

Në një telefonatë që kreu i Shtetit zhvilloi me bashkëshortin e saj i uroi shërim të shpejtë dhe e siguroi për mbështetjen e tij të pakursyer për çdo punonjës që shërben me përkushtim dhe devotshmëri.

 

Efektivja mbeti e lënduar pas aksidentimit të dy makinave në Vorë. Ajo ishte me shërbim në vendin ku ndodhi aksidenti. Pas përplasjes, ajo u tranpsportua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re