Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmejn e djeshme te mbikalimi në Mjull Bathore në Tiranë. Automjeti i trupës diplomatike ruse doli nga rruga duke u përplasur me bordurën dhe si pasojë mbeti i vdekur shtetasi rus Sergei Mironov dhe i plagosur shoferi Andrea Kukuviç.
Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. I njëjti automjet është konstatuar disa herë nga policia rrugore me shpejtësi të lartë, 137 km /orë apo 171 km/orë. Me 31 mars makina e ambasadës ruse me targa CD2139A është konstatuar me 171 km/h në orën 00:18.
Ndërsa me 5 prill të po këtij viti është konstatuar me 137 km/h në orën 22:02. Policia rrugore në një rast e ka ndjekur mjetin deri tek selia e ambasadës por nuk ka mundur ta ndalojë pasi është futur brenda. Shërbimet e Policisë kanë njoftuar ambasadën dhe ministrinë për këtë mjet problematik.
