Skip to content

Aksidentohen dy të moshuara në zonën e Brrylit, drejtuesi i mjetit humbet kontrollin

Një aksident rrugor ndodhi pasditen e të premtes në Tiranë, ndërsa dy të moshuara u plagosën rëndë. Përplasja ndodhi në zonën e Brrylit në kryeqytet ku 68-vjeçarja së bashku me një 61-vjeçare po ecnin në anë të rrugës kur u përplasën nga një makinë.
 
Sipas policisë drejtuesi Asllan Hoti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi të moshuarat të cilat u transportuan në spitalin e traumës.
 
Sipas mjekëve ata kanë pësuar dëmtime të shumta ndërsa vijojnë të jenë nën kujdes intensiv.