Një autoambulancë është përfshirë mesditën e sotme në një aksident në zonën e sheshit “Shqiponja”, në kryeqytet.

66-vjeçarja me inicialet K.I., ka mbetur e plagosur si pasojë e aksidentit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ka qenë mjeti i llojit “Mercedes Benz” me drejtues 33-vjeçarin me inicialet F. K., që është përplasur me auto-ambulancën.

Janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit, por e plagosur lehtë ka mbetur pacientja që po transportohej me ambulancë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re