Rreth 30 persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

 

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion e një veturë me targa vendore.

 

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, thanë nga Policia e Kosovës, duke shtuar se informacionin për këtë aksident trafiku e kanë marrë në orën 15:50, raporton REL.

 

Autoritetet e rendit njoftuan se në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe ekipet mjekësore, por nuk dhanë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re