Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Krumë –Kukës.

 

Një çift bashkëshortësh, teksa kanë qenë duke udhëtuar me mjetin e tyre “Volksëagen Passat”, kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga.

 

Si pasojë e kësaj, gruaja me iniciale F. S., 61 vjeçe, e cila ishte pasagjer, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Has/Informacion paraprak

 

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës,  në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”,  ka humbur kontrollin mbi  drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re