Burrë e grua janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Si pasojë gruaja, Hatixhe Delaj ka humbur jetën ndërsa i plagosur mbeti bashkëshorti i saj, Emirjan Delaj.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, Emirjan Delaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë të parkuar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re