BELSH– Një 25-vjecar është arrestuar nga policia në Belsh, pasi drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur. Sipas policisë në pranga ka përfunduar Klodjan Dervishi, pasi është aksidentuar me motoçikletën e tij duke u bërë rrezik edhe për qytetarë të tjerë.

Njoftimi i policisë: Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u arrestua në flagrancë shtetasi : Klodjan Dervishi, 25 vjeç, banues në Belsh.

Pasi në qytetin e Belshit, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u dëmtuar vetë drejtuesi motoçikletës, i cili ndodhet në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, të parashikuar nga nenet 290, 291 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re