Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Orikum-Kaninë, ku si pasojë e rrëzimit të një kamioni, drejtuesi ka humbur jetën, ndërkohë që pasagjeri nuk gjendet, pasi dyshohet se ka mbetur i bllokuar poshtë inerteve.

Mësohet se kamioni i përket kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij aksi rrugor.

Për momentin nuk dihen ende identitetet e personave që ishin në mjet, gjatë momentit të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re