Guvernatori i Floridës dhe kandidati republikan për president në SHBA, Ron DeSantis u përfshi në një aksident me makinë të martën në mëngjes.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai nuk është lënduar.

 

Guvernatori ishte në Chattanooga, Tennessee për mbledhje fondesh private për fushatën e tij.

 

“Këtë mëngjes, guvernatori ishte në një aksident me makinë ndërsa po udhëtonte për në një ngjarje në Chattanooga, Tennessee. Ai dhe ekipi i tij nuk janë lënduar. Ne vlerësojmë lutjet dhe urimet e kombit për mbrojtjen e tij të vazhdueshme gjatë fushatës”, thuhej në deklaratë.

 

DeSantis, 44 vjeç, po konkurron për nominimin e republikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024, ku ai pritet të sfidojë ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re