Ditën e sotme këngëtari shqiptar Ermal Fejzullahu ka pësuar një aksident me makinë në Prishtinë. Ishte ‘Prive’ ajo e cila ka bërë publike një foto nga vendngjarja aty ku shihet makina tip ‘Range Rover’ e përplasur me shtyllën e semaforit.

Këngëtari ishte i shoqëruar nga disa familjarë të tij dhe këtë e ka treguar përmes një videoje postuar në instastory aty ku shihet se dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Më tej ai ka falenderuar të gjithë personat që janë intersuar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Doja t’iu njoftoja se kam qenë pjesë e një aksidenti bashkë me disa anëtarë të familjes, të gjithë jemi shëndoshë e mirë dhe nuk është diçka për t’u bërë tragjike. Faleminderit që keni treguar shqetësim dhe kujdes shumë të veçantë”, shprehet Ermali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re