Një aksident i rëndë është raportuar në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Moravë. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë më njëra-tjetrën.

Raportohet për tre të plagosur rëndë.

Mësohet se mjeti tip “Benz 250″ është përplasur me makinën e OSHEE-së.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe repartit zjarrfikës.